×
  • Sport
  • Sport

    Video më e mirë që do të shihni sot, lojtarët e Romës me gjestin e vitit pasi fituan titullin

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 14:22

    Futbolli gjithmonë ka ditur të dhurojë momentë të mira që të mbahen mend gjatë tërë jetës, jo vetëm për tifozët por edhe për futbollistët.


    Një moment i tillë ka ndodhur mbrëmë kur grupmoshat e U15 të Romës fituan titullin e kampionit, shkruan Reporteri.net

    Por, çfarë ndodh zakonisht kur një ekip arrinë ta fitojë ndeshjen dhe të shpallet kampion?

    Zakonisht kemi parë ekipet të vrapojnë të çmendur nga gëzimi, por një gjë e tillë nuk u pa edhe nga futbollistët e Romës, të cilët në vend se të festonin, e shtyen festën për të ngushëlluar lojtarët e Milanit.

    Futbollistët milanezë kishin shpërthyer në lot pas përfundimit, ndërsa secili futbollist i Romës po përqafonte lojtarët dhe po ngushëllonin, gjë që ka bërë që kjo video të shpërndahet gjithandej.

    Padyshim që ky është gjesti i vitit nga të rinjët e skuadrës së Romës, të cilët treguan se me klas lind, nuk mund ta bleshë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!