×
  • Sport
  • Sport

    Video nga stërvitja e parë e Messit pas mosmarrëveshjes me klubin

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 19:50

    Leo Messi ka veshur sërish fanellën e Barcelonës dhe është kthyer në punë, pas dy javësh shumë aktive jashtë fushës.


    Sulmuesi argjentinas u kthye në stërvitje këtë pasdite dhe, për herë të parë ishte në dispozicion të trajnerit të ri Ronald Koeman.

    Lojtari, i cili dje ka kryer testin për coronavirus në shtëpinë e tij është kthyer në qendrën stërvitore, ku edhe për një vit do të jetë në Camp Nou.

    Ai ishte i pari që arriti në “Sant Joan Despí”, një orë e gjysmë para seancës.

    Messi ka qenë risia e madhe në stërvitjen e sotme te Barcelona dhe kishte një pritje të madhe për rikthimin e tij.

    Vendimi i argjentinasit për të lënë klubin katalanas bëri që ai të mungonte në seancat e para.

    Stërvitja ka qenë e mbyllur për media, por kanë rrjedhur video dhe imazhe nga kjo stërvitje. Messi do të punojë individualisht, duke vazhduar të bëjë atë që kanë bënë kolegët e tij javën e kaluar.

    Të shtunën tjetër, Barcelona do të luajë miqësoren e parë ndaj Nàstic në “Johan Cruyff “, por duket e vështirë që Messi të luajë në atë ndeshje.

    Ai do të ushtrojë individualisht, siç duhet të bëjë këtë javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!