×
  • Sport
  • Sport

    Vikendi u takoi reprezantuesve të kombëtarës së Kosovës në futboll

    Reporteri
    31 Tetor 2022 | 13:19

    Futbollistët e kombëtarës së Kosovës në futboll dhuruan paraqitje fantastike në vikend me klubet e tyre.

    Jetmir Topalli shkëlqeu me ekipin e tij, Istanbulspor, kundër Fenderbahçes në javën e 12-të në Superligën e Turqisë.

    Sulmuesi “Dardan”, u shënoi dy gola liderit aktual në elitën e futbollit turk, megjithatë kontributi i tij nuk i mjaftoi për fitore skaudrës së tij pasi u mposht në shtëpi, me rezultat 2-5.

    Kontributin e parë në Superligën e Turqisë e dha edhe Milot Rashica. Sulmuesi i Kosovës asistoi për Emre Tasdemir në fitoren e Galatasarayt 2-0 kundër ekipit që e drejton Andrea Pirlo, Karagumruk. Rashica shumë lehtë mund të ishte edhe realizator i dy golave por dy herë tentimin e tij e ndali portieri, Emiliano Viviano.

    E Vedat Muriqi ska të ndalur në La Liga të Spanjës. “Pirati” shënoi edhe këtë herë në ndeshjen ndërmjet Mallorcas dhe Espanyolit që përfundoi baras 1-1. Në 12 ndeshje, Mallorca ka shënuar 10 gola gjithsej, e 6 prej tyre kanë ardhur nga reprezantuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

    Edhe Florian Loshaj la gjurmë në “Top Ligën” e Polonisë duke kontribuar me asist në fitoren e Cracovias 2-0 përballë Zaglebies.

    Ndërsa, dyshja e Kosovës që luajnë në St. Paul, Betim Fazliji dhe Leart Paqarada u zgjodhën në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga 2.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!