Pandemia nuk fal askënd. Një nga dy motrat e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro ka dalë pozitive me Covid-19. Këngëtarja është dërguar menjëherë në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
43-vjeçarja rezultoi pozitive më datë 17 korrik, dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj. Ditët e fundit ka pasur komplikacione, shëndeti i është rënduar dhe ka përfunduar në spital.
Postimi i Katias:
Motra e yllit të Juventusit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shpjegon gjithçka për fansat e saj.
“Që nga 17 korriku, jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin sipas rregullave.
Fatkeqësisht, që nga e premtja e kaluar, në datë 23 u bëra më keq dhe kam pneumoni, për shkak të virusit të mallkuar”, shkruan njeriu i zemrës së CR7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.