×
  • Sport
  • Sport

    Viti i mbrapsht i ‘Dardanëve’

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 11:51

    “Dardanët” e lëshuan mundësinë jetike për t’u kualifikuar në Euro 2020, i patën 10 ndeshje pa fitore, dështuan në Ligën e Kombeve


    Viti 2020 ishte për t’u harruar për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

    “Dardanët” patën rënie drastike në vitin e COVID-it.

    Për dallim nga vitet 2018 e 2019, kur bënë sensacion dhe e mahnitën botën, viti që e lamë pas ka qenë mjaft i zbehtë për Verdhekaltrit.

    Kosova i numëroi një pas një dështimet.

    Pa dyshim, humbja më e madhe ishte ajo nga Maqedonia e Veriut.

    Kjo bëri që ekipi i Bernard Challandes ta lëshojë mundësinë jetike për t’iu afruar kualifikimit në Kampionat Evropian.

    Përpos që nuk arriti të shkonte në Euro 2020, ekipi kosovar u përball me mungesa të shumta, duke i përfshirë këtu lëndimet dhe mosardhjet e lojtarëve shkaku i koronavirusit.

    Kjo rezultoi edhe me një seri të zezë prej 10 ndeshjesh pa fitore, prej tyre 8 humbje e 2 baraime, respektivisht më shumë se një vit pa u gëzuar.

    Fatmirësisht, kosovarët fituan me Moldavinë në muajin nëntor dhe i dhanë fund kësaj serie negative.

    Sidoqoftë, kjo fitore nuk e arsyeton dështimin e Vedat Muriqit e Milot Rashicës me shokë në Ligën e Kombeve, ku krahas Moldavisë, e kishin në grupin C të Ligës 3 edhe Greqinë e Slloveninë.

    Kosova e mbylli grupin në vendin e tretë me pesë pikë, prej tyre tri humbje, dy nga Sllovenia dhe një nga Greqia në Prishtinë.

    Ndërkohë, “Dardanët” e mposhtën Modavinë në shtëpi dhe barazuan me të në udhëtim.

    Ata ia nxorën një pikë edhe Greqisë i mysafirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!