Felipe Caicedo pritet të largohet në janar nga Lazio
Ky është një lajm i mirë për sulmuesin kosovar, pasi ai luftonte për një vend në formacion me Caicedon, shkruan Reporteri.net
Sipas Il Corriere dello Sport sulmuesi ekuadorian është i destinuar të largohet nga Lazio në janar.
Caicedo pati një zëngë me trajnerin Inzaghi, i cili në ndeshjen e fundit preferoi Joaqin Correan para tij.
Një largim i mundshëm i Caicedos do t’i hapte edhe më shumë hapësirë Muriqiti për të luajtur te Lazio.
Ndrshe, Muriqi akoma nuk e ka gjetur rrugën e golit me fanellën e Lazios. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.