×
  • Sport
  • Sport

    Vjen përforcimi i madh: Dua të transferohem te Barcelona

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 9:50

    Barcelona ka marrë përgjigje pozitive nga objektivi i madh i afatit kalimtar të verës.


    Gini Wijnaldum dëshiron të transferohet te Barcelona.

    E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se mesfushori i Liverpoolit ka kërkuar nga skuadra kampione e Premierligës ta aprovojë shitjen e tij tek gjiganti katalan, transmeton lajmi.net.

    Barcelona ka identifikuar reprezentuesin holandez si përforcim të ri te skuadra e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

    Mirëpo, ekziston një problem pasi përkundër dëshirës së futbollistit për transferim te Barcelona, Liverpool e konsideron mesfushorin një anëtar të rëndësishëm në formacionin e menaxherit Jurgen Klopp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!