×
  • Sport
  • Sport

    Vjen reagimi i Ibrahimovicit pas përplasjes së ashpër me Lukakun – a bëri fyerje raciste?

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 15:09

    Zlatan Ibrahimovic ka reaguar rreth akuzave se ai ka bërë fyerje raciste kundër Romelu Lukakut, duke mohuar se bëri një gjë të tillë.


    Përplasja e dy lojtarëve ndodhi në takimin mes Milanit dhe Interit në Kupën e Italisë, derisa gjyqtari ndëshkojë të dy me kartonë të verdhë.

    Por, Ibrahimovic ka mohuar të ketë bërë fyerje raciste në drejtim të Lukakut, duke shtuar se në fjalorin e tij nuk ekzistojnë ato fjalë.

    “Në botën e ZLATAN nuk ka vend për racizëm. Ne të gjithë jemi të një race – të gjithë jemi të barabartë. Ne të gjithë jemi LOJTARË, disa më të mirë se të tjerë”, ka shkruar suedezi në Twitter.

    Ibrahimovic u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në fund të pjesës së parë, mirëpo kjo nuk e kishte qetësuar atë.

    Në pjesën e dytë, sulmuesi mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga takimi.

    Interi arriti që në fund të fitonte 2-1, për të eliminuar Milanin nga Kupa e Italisë në fazën e çerekfinales.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!