Fitorja e të shtunës mbrëma ndaj Barcelonës, ishte sa e ëmbël aq e hidhur për mesfushorin e Real Madridit, Lucas Vazquez.
Spanjolli pësoi një lëndim në pjesën e parë të sfidës në një përplasje me Sergio Busquets dhe siç po qëndrojnë gjërat, ai do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.
Megjithatë, 29-vjeçari që e ka lënduar ligamentin e pasmë kryqëzues të gjurit të majtë, është pozitiv dhe këtë e ka dëshmuar përmes një publikimi në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
“Do të më duhet t’i ndihmoj skuadrës nga jashtë për një kohë. Poshtë, por jo jashtë. Nëse ky klub më ka mësuar diçka, është që të punoj gjithmonë dhe të luftoj gjithmonë”.
“Tash e tutje, do të bëj maksimumin që të kthehem sa më herët që është e mundur dhe t’i ndihmoj skuadrës në shtytjen finale”.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Është një qëllim i vetëm: Të luftojmë për La Liga dhe për Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Lucas duke e përfunduar postimin me shprehjen e zakonshme “Hala Madrid”.
? | Lucas Vázquez suffers an injury on his knee ligaments and will not play for the rest of the season. (@AranchaMOBILE).
El Clásico could’ve potentially been last match with Real Madrid shirt does he not renew the contract with the club.
Ánimo Lucas. #rmalive
— BlancoReport (@BlancoReport) April 11, 2021