×
  • Sport
  • Sport

    Vlera e skuadrës së Real Madridit ka rënë për 120 milionë euro

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 8:21

    Skuadra e Real Madridit në korrik të vitit të kaluar kishte vlerë prej 956 mijë eurosh. Pas dështimeve të sezonit të fundit, vlera e skuadrës ka rënë për 120 milionë euro.


    Real Madridi ka qenë shumë aktiv gjatë këtij afati kalimtar në tentim për t’i përmirësuar gabimet e sezonit të kaluar. “Los Blancos” e mbyllën sezonin e La Ligës në pozitën e tretë, u larguan nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 të finales dhe arritën vetëm deri në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.

    Transferimi në vlerë prej 100 milionë eurove i Cristiano Ronaldo në Juventus pritej ta ndikonte në ndonjë mënyrë skuadrën e Real Madridit, mirëpo tifozët nuk kishin pritur paraqitje aq të dobëta dhe përfundimin e sezonit me tre trajnerë të ndryshëm.

    Në fund, Zinedine Zidane u kthye sërish në Santiago Bernabeu për ta ndryshuar gjendjen në klub dhe deri më tani, këtë verë, ai i ka shpenzuar rreth 330 milionë euro për transferimin e pesë futbollistëve.

    Eden Hazardi, Luka Jovic, Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrygo të gjithë i janë bashkuar “Los Blancos” dhe tani skuadra e tyre duket më e fortë. Për më tepër, mediat spanjolle raportojnë se kjo nuk është e gjitha dhe Zidane do të shpenzojë edhe më shumë këtë verë.

    Megjithatë, vlera e skuadrës ka rënë pasi që lojtarët që ishin pjesë e skuadrës së Real Madridit sezonin e kaluar nuk performuan mjaftueshëm mirë dhe vlera e tyre, sipas Transfermarkt, ka rënë.

    Lojtarëve të cilët u kanë rënë vlera më së shumti janë: Sergio Ramos (-20 milionë euro), Marcelo (-32 milionë euro), Toni Kroos (-20 milionë euro) dhe Toni Kroos (-30 milionë euro).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!