Pep Guardiola dhe Xherdan Shaqiri kanë punuar një kohë së bashku te Bayern Munich
Trajneri spanjoll e vlerësonte shumë yllin nga Zhegra, ani pse nuk i kishte dhënë mjaftueshëm hapësira për të luajtur, shkruan Reporteri.net
“Shaqiri është një lojtar i veçantë për çdo trajner. Ai ka bërë gjithmonë diçka për ne sa herë është futur në lojë, një asist ose ndonjë gol,” kishte thënë Guaridola.
“Kam shumë besim tek ai, edhe kur nuk jep maksimumin nga vetja. Unë dhe skuadra kemi nevojë për të. Sa herë që ai është në fushë, ndodh gjithmonë diçka.
“Goditjet e këndit dhe ato të lira janë super. Ai është talent i madh, një Zot në vendin e tij, në Zvicër, dhe shumë i rëndësishëm edhe për ne,”.
Ndryshe, Shaqiri e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin, ndërkaq nga Allianz Arena u largua në vitin 2015 për t’u transferuar te Interi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.