×
  • Sport
  • Sport

    Vlora krenohet me Hashim Thaçin

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 18:52

    Në ndeshjen e superliges shqiptare Flamurtari – Luftëtari në Vlorë, sot është parë edhe një afishe e pazakontë.


    “Hashim Thaçi – Vlora krenohet me ty”, shkruhej në të.

    Në këto ditë është raportuar se presidenti Thaçi ka qëndruar në Vlorë.

    Madje dje është raportuar se në rrethinën e saj ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramë.

    Përkrahje ndaj Thaçit po vjen pas dorëzimit të aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar gjoja për krime lufte, e cila ende nuk është konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake.

    Duket se publikimi i atij njoftimi kishte prapavijë politike, pasi që Thaçi ishte nisur me aeroplan për të shkuar në Uashington, ku tri ditë më pas pritej të mbahej takimi i dy delegacioneve në Shtëpinë e Bardhë, ai i Kosovës dhe Serbisë, si përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes dy vendeve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!