Ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda, e bëri së fundi testin për koronavirus, si pjesë e protokollit te klubi i tij Standard Liege.
Në videon e publikuar nga klubi dhe të shpërndarë nga vetë futbollisti vërehet se testi nuk ishte aspak i lehtë për kosovarin.
Pas ndërprerjes së futbollit në Evropë në muajin mars shkaku i përhapjes së koronavirusit, Belgjika vendosi të mos i rinisë ndeshjet e kampionatit, duke e shpallur Club Brugge kampion të ri, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, klubi belg Standard Liege tani është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe, për t’ua lejuar stërvitjet e rregullta, ata duhet t’i testojnë vazhdimisht lojtarët, në mënyrë që të mos ketë infektim masiv në skuadër.
Pjesë e kësaj procedure ishte sot edhe mbrojtësi anësor kosovar Mërgim Vojvoda, i cili, siç shihet në video, nuk e pati aspak të lehtë ta durojë shkopthin e testimit për Covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.