×
  • Sport
  • Sport

    Vojvoda e ka një porosi për Rumaninë dhe për FIFA-n: Krenaria jonë më e madhe është që jemi shqiptarë

    Reporteri
    13 Shtator 2023 | 11:15

    Mërgim Vojvoda ishte protagonist i ndeshjes me Rumaninë mbrëmë duke e bërë shqiponjën dykrenore me duar si përgjigje ndaj tifozëve rumunë, të cilët bënë provokime skandaloze me pankarta dhe me thirrje kundër Kosovës.

    E mbrojtësi kosovar e bëri një postim mbrëmë në rrjetet sociale, përmes së cilit e shfaqi krenarinë që është shqiptar ai dhe shokët e skuadrës.

    Futbollisti anësor e konsideroi të turpshme mënyrën se si rumunët mendojnë për Kosovën, ndërsa kërkoi nga FIFA që ta bëjë punën e saj dhe të bëjë që në këtë lojë të dominojë respekti.

    Ky postim i Vojvodës vjen pas deklaratave të fuqishme që i dha mbrëmë pas lojës.
    “Kemi derdhur gjak për këtë shtet, dhe këta (rumunët) na shanë shtetin. Nuk u deshtë të kthehemi në fushë. Racizëm i pastër, na trajtuan si zezakët qe i trajtojnë racistët duke i krahasuar me majmunë. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari”.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit kosovar të Torinos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!