Kombëtarja e Kosovës e mbylli mbrëmë grupin në Ligën e Kombeve me një fitore kundër Lituanisë me rezultat minimal, 1:0.
E kësaj fitoreje iu gëzua mbrojtësi anësor, Mërgim Vojvoda, i cili në dy ndeshjet e nëntorit luajti në krahun e majtë duke i pasur parasysh mungesat e Leart Paqaradës dhe Donat Rrudhanit, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollisti i Torinos foli edhe për ndryshimet në ekip që u bënë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke i pasur parasysh mungesat e shumta.
“Ne mundohemi ta ndihmojmë ekipin sa më shumë. E preferoj pozitën kur luaj majtës si në këto dy ndeshje, e ndjej veten pak më mirë. Kryesorja është fitorja sonte”, u shpreh pas lojës futbollisti drenicas për RTK.
“Për mua nuk është aspak e vështirë. Jemi mësuar, edhe në klub luaj me lojtarë të ndryshëm. Secili prej lojtarëve e ka dëshmuar vetën, nuk ka rëndësi a është i ri apo i vjetër. Secili e ka treguar vetën dhe komplimente për ata djemtë”, vazhdoi 29 vjeçari.
Falë këtij trepikëshi, Kosova arriti në kuotën e 12 pikëve, derisa i ka 4 fitore e 1 humbje, ndërsa është në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë kundër Rumanisë të premten që shkoi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.