×
  • Sport
  • Sport

    Vojvoda zhvillon vetëm 5 mintua për Torinon në ndeshjen kundër Bolognas

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 18:52

    Torino këtë sezon objektivën kryesore e ka mbetjen në Serinë A italiane pas rezultateve negative në 13-të ndeshje.


    Kësaj radhe ka arritur të ndalë vetëm një pikë në shtëpi përballë Bolognas, duke luajtuar 1:1.

    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda është inkuadruar në minutën e 85-të për vendasit.

    Ai hyri në vend të bashkëlojtarit të tij, Armando Izzo.

    Torino me këtë pikë të fituar ndodhet në pozitën e 18-të në elitën e futbollit itaian dhe ka arritur të grumbullojë vetëm shtatë pikë.

    Ndeshja e radhës për Mërgim Vojvodën dhe Torinon është në udhëtim te Napoli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!