Austria kundër Danimarkës në Ligën e Kombeve ishte një ndeshje e çuditshme.
Danimarka mposhti Austrinë e Ralf Rangnick 2-1 në Vjenë në një ndeshje që u vonua për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.
Si rezultat, tifozët tentuan të ndezin stadiumin me celularët e tyre dhe bënë një valë meksikane me pajisjet e tyre.
Kur ndeshja filloi përfundimisht, Pierre-Emile Hojbjerg i Tottenham hapi rezultatin pas gjysmë ore për ekipin mysafir.
Austria barazoi pak më shumë se 20 minuta të mbetura pasi Xaver Schlager kapitalizoi pasimin e dobët të Kasper Schmeichel.
Megjithatë, me pesë minuta të mbetura, Jens Stryger Larsen realizoi një gol të bukur fitues nga jashtë zonës për t’i dhënë Danimarkës të tre pikët.
Por çuditshmëria rifilloi në bilbilin e fundit të gjyqtarit.
Kjo për shkak se një gropë e madhe misterioze u shfaq në fushë pas bilbilit të fundit. Ndërsa lojtarët po largoheshin nga fusha, u shfaq vrima në mes të fushës.
Lojtarët danezë dukeshin shumë të intriguar dhe Skov Olsen madje e futi këmbën aty për të parë se sa e thellë ishte.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.