Manchester City tregoi fytyrën e kampionit në fundjavën e parë të sezonit 2019/20 të Premier Ligës.
Kampionët mbrojtës mposhtën West Ham United 5-0 në atë që ishte një fitore shumë e rehatshme në Stadiumin Olimpik.
Gabriel Jesus hapi rezultatin në 25 minuta para se Raheem Sterling të shënojë një hat-trick të pjesës së dytë – Sergio Aguero po ashtu shënoi nga pika e penalltisë.
Ajo çfarë ia vlen tjetër të përmendet është shpejtësia e mbrojtësit të djathtë, Kyle Walke kur asistoi për Gabriel Jesus.
Shpejtësia e tij i bëri komentuesit e BT Sport të çmendeshin dhe në gjysmë të kohës, ekspertët në studio analizuan ritmin e anglezit.
Walker arriti një shpejtësi të lartë prej 22mph, gjë që sinqerisht, është qesharake. Kontrolloni klipin më poshtë.
Shpejtësi e pabesueshme nga Walker. Joe Cole mund të ketë pasur reagimin më të mirë ndaj këtij rasti, duke thënë: “Ai në fakt ka thyer kufirin e shpejtësisë në zonat e banuara!”
Timothy Fosu-Mensah i Fulham ishte lojtari më i shpejtë në sezonin 2018/19, duke arritur shpejtësinë prej 35.32 km / orë.
Kjo konvertohet në 21.94 mph – do të thotë se, Walker tashmë ka vrapuar më shpejt sesa kushdo tjetër sezonin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.