Golden State Warriors janë mposhtur mbrëmë nga Phoenix Suns, ekipi më i dobët në NBA, me rezultat 111:115, humbje kjo që ka shokuar kampionët aktual të NBA të cilët renditen në vendin e tretë të renditjes së përgjithshme.
Devin Booker ishte lojtari më i mirë i ndeshjes i cili kontriboi me plot 37 pikë, 11 asiste dhe 8 kërcime. Në rradhët e mysafirëve Klay Thompson ka shfaqur edhe njëherë formë të lartë pas rikthimit të tij nga lëndimi por kjo nuk i mjaftoi kampionëve që në fund të shënojnë fitore.
Mbrëmë poashtu janë zhvilluar edhe disa ndeshje ku befasi poashtu shkaktoi edhe humbja e liderit të NBA, Milwaukee Bucks të cilët u mposhten nga San Antonio Spurs me rezultat 121:114.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:
Atlanta Hawks – Neë Orleans Pelicians 128:116
Memphis Grizzlies – Orlando Magic 105:97
Dallas Mavericks – Houston Rockets 93:94
Minnesota Timberwolves – Neë York Knicks 103:92
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.