Wayne Rooney i ka kërkuar falje familjes dhe klubit të vet Derby, pas publikimit të disa fotografive të dielën të cilat e shfaqin atë fjetur në një hotel i rrethuar nga një grup grash të reja.
“E bëra një gabim”, tha trajneri i Debry Rooney për Sky Sports pasi ndeshjes miqësore kundër Real Betisit të mërkurën.
“Shkova në një aheng privat me dy miq të mi dhe nga ana ime, dëshiroj t’iu kërkoj falje familjes dhe klubit për fotografitë që po qarkullojnë dhe dua ta lë pas këtë”, theksoi Rooney.
Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit shtoi: “I jam mirënjohës Derby Countyt që ma dha mundësinë për ta kthyer këtë klub aty ku e ka vendin dhe do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’u siguruar se kjo do të ndodhë”.
Rooney ka parashtruar ankesë në polici për shantazh me fotografi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.