×
  • Sport
  • Sport

    Wenger parashikon kush do të arrijë majën e futbollit botëror psa epokës së Messit dhe Ronaldos

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 22:17

    Arsene Wenger mendon se francezi Kylian Mbappe do të bëhet lojtari më i mirë në futbollin botëror në epokën pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.


    Messi dhe Ronaldo kanë dominuar futbollin botëror gjatë dekadës së fundit dhe konsiderohen gjerësisht si dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

    Por, kapiteni i Barcelonës dhe ylli i Juventusit po shkojnë drejt përfundimit të karrierës së tyre përkatëse dhe tifozët tashmë kanë filluar të spekulojnë se kush do të jetë ylli tjetër i madh që do të ngjitet në majën e futbollit botëror.

    Wenger beson se ylli i Paris Saint-Germain, Mbappe, është i pari i radhës që mund të pasojë Messin dhe Ronaldon, por ka refuzuar të përjashtojë shanset e Neymarit.

    “Ne kurrë nuk kemi parë lojtarë si ata, të cilët mund të jenë absolutisht krijues në çdo situatë të ngushtë”, ka thënë fillimisht Wenger për talkSPORT.

    “Këta lojtarë tani po marrin fund – Ronaldo dhe Messi. Tani është në lidhje me gjeneratën e ardhshme dhe gjenerata tjetër mund të jetë francez”, shkruan Telegrafi.

    “Për momentin, lideri i garës mund të jetë Mbappe. Sigurisht që është edhe Neymar. Por Anglia, besoj, ka një shans të mirë. Tani ata po bëjnë shumë mirë në nivelin e rinisë”.

    “Ata kanë bërë mirë me Gareth Southgate në Kupën e Botës. Shpresoja në Kampionatin Evropian që ata të ishin një nga pretendentët”, përfundoi francezi.

    21-vjeçari Mbappe bëri 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe shënoi 30 herë për PSG-në, që vulosi titullin e ligës para disa ditësh për shkak të pandemisë së coronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!