×
  • Sport
  • Sport

    Wenger për Superligën: Nuk jam i befasuar që nuk zgjati shumë

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 21:51

    Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur në BeinSPORTS për Superligën dhe klubet nga Anglia për inkuadrimin në këtë ligë.


    Wenger ka thënë se ky është një dëm shumë i madh që është bërë midis klubeve në Premierligë.

    “Dëmi që është bërë midis klubeve në Premierliga do të jetë i vështirë për t’u riparuar. Çdo sugjerim nga 6 klubet që dëshironin të bashkoheshin në Superligë, tani do të jetë shumë i vështirë për t’u marrë si i mirëqenë”, ka thënë Wenger.

    71 vjeçari tutje ka thënë për beIN Sports “Nuk jam i befasuar që nuk zgjati shumë. Unë kurrë nuk kam besuar që nga fillimi se do të ndodhte. Kjo ligë injoroji të drejtat bazike të sportit. Nëse i injoroni ligat paraprake të klubeve, tifozët kurrë nuk do të pranojë një gjë të tillë. Edhe kanë të drejtë ta bëjnë atë”.

    TalkSport ka raportuar se Chelsea dhe Manchester City janë larguar nga Superliga, ndërkohë gazetari spanjoll Xavi Torres ka bërë të ditur se të gjithë klubet nga Premierliga janë larguar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!