×
  • Sport
  • Sport

    Werder Bremen do të vendos një rekord në Bundesligë nëse e shet Milot Rashicën

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 16:20

    Milot Rashica pritet që të largohet nga Werder Bremen gjatë kësaj vere


    Destiancioni i tij i ardhshëm pritet të jetë një tjetër skuadër gjermane që këto vite ka arritur suksese të mëdha duke luajtur edhe në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Bëhet fjalë për Leipzigun, ku sipas Bild do të jetë klubi i ardhshëm i yllit kosovar.

    Werderi ka vendosur një klauzolë prej 38 milionë euro për Rashicën.

    Dhe në rast se Rashica do të shitet për 38 milionë euro atëherë do të vendos një rekord të ri në Bundesligë, duke u bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë që transferohet nga një klub gjerman në tjetrin.

    Julian Draxler mban rekordin ku është transferuar nga Schalke te ëolfsburg për 43 milionë euro. Ndërkaq Miloti do t’ia kalonte Gotzes, i cili për 37 milionë euro ishte transferuar nga Dormundi te Bayern Munich. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!