Werder Bremenit nuk e ka këndellur aspak pushimi dy mujor dhe tani edhe zyrtarisht është në krizë të thellë.
Werder u mposht në stadiumin e vet me rezultatin e thellë 1:4 nga Bayern Leverkusen, që dëshmoi edhe sonte se do të jetë ‘kockë’ e fortë për skuadrat lidere.
Tre golat e parë u shënuan për një periudhë pesë minutëshe, me Kai Havertz (28′) që i dha epërsinë mysafirëve para se Gebre Selassie (30′) të barazonte gjithçka. Ishte Havertz (33′) që realizoi për 1:2 pas një aksioni të njëjtë sikurse goli i parë.
Kur pritej reagimi i vendasve, në faktë Aspirinat shënuan edhe dy herë të tjera.
Fillimisht, Mitchell Weiser (61′) dhe për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kemir Demirbay (78′), që realizoi pas një aksioni model.
Në këtë ndeshje, ylli kosovar Milot Rashica luajti për 85 minuta.
Werder gjendet në zonën e rrezikshme, teksa mban vendin e parafundit me vetëm 18 pikë – kurse Leverkusen në vendin e pestë me 50 pikë dhe është afër zonës Champions.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.