×
  • Sport
  • Sport

    Werderi me anë të Rashicës paralajmëron kundërshtarin e sotëm në Bundesliga

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 12:47

    Werder Bremen sot do të luajë me Frankfurtin në kuadër të javës së gjashtë në Bundesligë


    Milot Rashica pritet që të luajë në këtë takim, derisa klubi i tij e ka paralajmëruar kundërshtarin e tyre se kosovar mund t’i shënojë një tjetër gol, shkruan Reporteri.net

    Vushtriasi ka realizuar dy gola në tri ndeshjet e fundit me Frankfurtin.

    “Milot Rashica ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e tij të fundit kundër Eintracht Frankfurt. Duke shpresuar se ai mund të bëjë një tjetër sot”, shkruan faqja zyrtare e Werderit.

    Ndryshe, ndeshja Frankfurt – Werder luhet sot dhe fillon nga ora 15:30. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!