Timo Werner mund të ndryshojë klub dhe të vazhdojë karrierën e tij në La Liga.
Sulmuesi gjerman është i lidhur me një largim nga Chelsea, pasi besohet se nuk është i lumtur me hapësirën te skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, transmeton Gazeta Express.
Sipas “El Larguero”, Werner i është ofruar Real Madridit, pavarësisht se ka disa dyshime nëse lojtari do të pranojë rolin e zëvendësuesit te kampionët e Spanjës, pasi Karim Benzema mbetet zgjedhja e parë e Carlo Ancelottit.
Transferimi i ish-sulmuesit të Leipzigut thuhet se mund të mbyllet me çmimin prej 35 milionë eurosh.
Tutje, sipas mediumit spanjoll, “Los Blancos” do të marrin vendimin përfundimtar brenda dy javësh nëse ka nevojë për një zëvendësues te Benzemas.
Në pozicionin e qendërsulmuesit, Eden Hazard deri më tani është dukur jo bindës në ndeshjet miqësore.
Në anën tjetër, Chelsea thuhet se është e gatshme për të negociuar për largimin e Wernerit edhe në formë huazimi.
Për 26-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Juventusi e Leipzigu.
Timo Wernern me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.