×
  • Sport
  • Sport

    Wijnaldum refuzon Liverpoolin, dëshiron kalimin te Barcelona

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 15:53

    Georgino Wijnaldum duket se më në fund ka vendosur të qartësojë të ardhmen e tij.


    Liverpooli ka kohë që i ka ofruar kontratën e re mesfushorit holandez, mirëpo ai ka arritur disi të shmangë atë.

    Sipas saj që raporton Todofichajes, Wijnaldum po e kërkon transferimin te Barcelona, pasi edhe në verën e vitit të kaluar ishin në bisedime.

    30-vjeçari duket se është bindur nga Ronald Koeman që t’i bashkohet në Camp Nou, pasi kanë raporte të mira që nga koha kur të dy ishin te kombëtarja e Holandës.

    Liverpooli nuk dëshiron të shesë Wijnalduimin, mirëpo është dëshira e lojtarit që të kalojë në radhët e katalunasëve.

    Kujtojmë se kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e këtij vitit dhe ai mund të kalojë te Barcelona si lojtar i lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!