×
  • Sport
  • Sport

    Wilder në bisedime që të përballet me Martin, me atë që Joshua e “shkatërroi” në dy raunde

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 11:51

    Deontay Wilder është në bisedime me Charles Martin, në rast se trilogjia me Tyson Furyn.


    Amerikani e humbi rripin e kampionit në WBC nga Gypsy King, derisa kontrata mes tyre parashikonte që të zhvillohej edhe një duel i tretë.

    Sidoqoftë, boksieri britanik nuk është i interesuar që të zhvillojë trilogjinë dhe po kërkon që të përballet me Anthony Joshuan për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda.

    Wilder po vazhdon me fyerje në drejtim të Furyt, duke i thënë se ai ka fituar me mashtrime dhe u ndihmua nga trajneri i tij personal, që më vonë e shkarkoi.

    Kështu, Bronze Bomber po mendon që të mos qëndrojë në kolltuk dhe të aranzhojë një duel me ish-kampionin e IBF, Martin.

    Charles Martin e kishte humbur pikërisht titullin e tij ndaj Joshuas, në meçin që zgjati vetëm dy raunde.

    Ai e kishte mbajtur titullin vetëm dy muaj, pasi e kishte fituar nga Vyacheslav Glazkov, gjersa tani tenton që sërish të rikthehet në majat e boksit në duelin e Wilderin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!