Deontay Wilder ka rritur dyshimet për ‘mashtrimin’ e Tyson Fury në remeçin e tyre, duke pretenduar se ujit të tij është e mundur t’i jenë vendosur disa substanca të ndaluara.
Wilder ka folur për herë të parë pas disa muajsh, dhe ka akuzuar rivalin e tij të vjetër, për fshehjen e një objekti në dorëzat e tij.
“Rreth 15 minuta para se të hyja në meç, ku isha duke u ngrohur, isha perfekt, u ndjeva mirë”, ka deklaruar Wilder, përcjell lajmi.net.
“Derisa shkova në ring. Ky transformim, unë isha duke pirë ujë dhe gjëra të caktuara, duke u përpjekur të mbaja veten të hidratuar”.
“Unë thjesht fillova të ndihem çuditshëm. Në ujin tim kishte diçka sikur të kisha marrë një relaksues muskulor ose diçka të tillë”.
“Pasi lufta përfundon dhe nuk shkon në favorin tuaj, ju gjithmonë shikoni për atë që ka ndodhur”.
“Disa gjëra, atmosfera thjesht nuk dukej e duhura. Dukej sikur diçka do të shkonte keq, jo në favorin tim”.
“Nuk ishte vetëm kostumi, uji im kishte diçka”, ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.