×
  • Sport
  • Sport

    Wladimir Klitschko është legjenda e radhës që mahnit të gjithë me transformimin e tij trupor

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 14:24

    Mike Tyson ditë më parë ka befasuar të gjithë me transformimin e tij trupor, por edhe me shpejtësinë e tij në stërvitje.


    Legjenda e boksit po tenton që të rikthehet në ring për një meç bamirësie, mirëpo ende nuk është caktuar kundërshtari i tij.

    Videoja e Tyson nga stërvitjet ka befasuar fansat e tij me shpejtësinë dhe transformimin e tij trupor.

    Të njëjtin veprim së fundmi e ka bërë edhe Wladimir Klitschko që ka publikuar një foto nga transformimi i trupit të tij.

    Edhe pse si 44-vjeçar, legjenda e boksit duket shumë në formë dhe me gjasë do të ketë një tentim që të rikthehet në ring, sikurse kolegu i tij, Mike Tyson.

    https://www.instagram.com/p/CBvg4mtiECC/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!