×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Xavi e dëshiron yllin e PSG-së te Barcelona

    Reporteri
    08 Maj 2022 | 23:58

    Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Marco Verrattin.

    Sipas “Mundo Deportivo”, klubi kataluans është duke monitoruar situatën e italianit te Paris Saint-Germainit, pasi ai thuhet se nuk është i lumtur te kampioni francez shkaku i minutave në lojë.

    Edhe trajneri i Barçës, Xavi, thuhet se e dëshiron transferimin e Verrattit në “Camp Nou”, pasi ish-mesfushorin e Pescaras e sheh si përforcim ideal, transmeton Gazeta Express.

    29-vjeçari me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

    Marco Verratti në tregun e transferimeve vlerësohet me 55 milionë euro.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!