×
  • Sport
  • Sport

    Xavi e thotë edhe njëherë: Messi, lojtari më i mirë në histori

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 10:15

    Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, ndërsa Ronaldinho e ka vendin në mesin e më të mirëve, sipas ish-bashkëlojtarit të tyre, Xavi Hernandezit.


    Messi është gjashtë herë fitues i Topit të Artë – rekord botëror – dhe vlerësohet si njëri prej më të mirëve të kohës moderne, përkrah Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

    Ish-bashkëlojtari i tij, Xavi, nuk ka dyshime se argjentinasi është lojtari më i mirë në histori, megjithatë.

    “Ronaldinho është në nivelin e më të mirit, çfarë i mungoi atij mase ishte vazhdimësia”, tha Xavi, tani trajner i Al-Sadd.

    “Mbase atij i mungoi vazhdimësia për ta arritur kulmin. Për mua, vetëm Messi është më i mirë se Ronaldinho, për shkak të vazhdimësisë që ka pasur në vjetët e fundit”, shtoi ai.

    “Messi është më i miri në histori, por Ronaldinho është në mesin e më të mirëve. Pastaj vijnë të tjerët. Ronaldinho është në mesin e më të mirëve me Fenomenin Ronaldo, me Cristiano Ronaldon dhe Messin”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!