Trajnerit të Al-Sadd, Xavi Hernandez, iu dha drita e gjelbër për t’iu bashkuar skuadrës së tij në stërvitje të mërkurën, pasi ai ishte infektuar me koronavirus. Lajmin për kthimin e Xavit e ka konfirmuar klubi nga Katari.
Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi, e zbuloi të shtunën se ai do të kishe të pamundur ta drejtonte ekipin e Al Sadd në përballjen e Stars League kundër Al-Khor, pasi ishte infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Express.
“Sot unë do ta kem të pamundur ta shoqëroj skuadrën time drejt rinisjes zyrtare të garës. Vendin tim do ta zë David Prats, trajner i rezervave”, shkroi Xavi në llogarinë e tij.
“Para disa ditëve, unë dola pozitiv në testin për Covid-19. Për fat të mirë, unë ndihem mirë, por jam duke e ndjekur protokollin dhe po qëndroj i izoluar deri kur të jam shëruar”.
E pas rreth 14 ditëve i infektuar me Covid-19, tani klubi ka bërë të ditur se Xavi u stërvit me skuadrën gjatë ditës së mërkurë.
“Të mërkurën u kthye trajneri Xavi Hernandez, pas shërimit nga infektimi me koronavirus, ndaj së cilës ishte i ekspozuar për rreth 14 ditë”, shkruhet në njoftimin e klubit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.