×
  • Sport
  • Sport

    Xavi shumë pranë marrëveshjes për të marrë drejtimin e Milanit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 18:39

    Gazeta katalanase El Nacional raporton se ish-trajneri i Barcelonës, Xavi, është në bisedime të avancuara me Milanin për të zëvendësuar Paulo Fonseca.

    Ish-mesfushori dhe trajneri i Barcelonës, Xavi, thuhet se është afër një marrëveshjeje me Milanin për të marrë drejtimin e ekipit “në të ardhmen e afërt.”

    Ish-lojtari i kombëtares së Spanjës u largua nga Barcelona verën e kaluar dhe aktualisht është pa klub, transmeton Express.

    Sipas raportit, drejtuesit e Milanit synojnë të ndryshojnë filozofinë e ekipit dhe e kanë identifikuar Xavin si një zëvendësues ideal për Fonseca.

    Megjithatë, burime italiane si TMW dhe Milannews theksojnë se këto thashetheme janë “të pakonfirmuara” dhe mbetet e paqartë nëse Milani kërkon një zëvendësues të menjëhershëm për Fonseca apo një trajner të ri për sezonin 2024-25.

    Sigurisht, drejtuesit e klubit presin rezultate më të mira në muajt e ardhshëm, pasi Milani aktualisht ndodhet në vendin e 8-të në tabelën e Serie A, me një ndeshje më pak dhe 14 pikë larg lideres, Atalantas.

    Fonseca u emërua nga Milani për të zëvendësuar Stefano Piolin verën e kaluar, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me mundësi për një vit shtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!