×
  • Sport
  • Sport

    Xavi zbulon skuadrat e Premierligës që do t’i menaxhonte me dëshirë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 19:18

    Spanjolli është i lidhur me stolin e Barcelonës, por ende s’ka asgjë zyrtare sepse klubi vazhdon t’i besojë Ronald Koemanit.


    Sidoqoftë, Xavi ka zbuluar se do dëshironte të ishte trajneri i top klubeve angleze.

    “Nëse duhet të zgjidhja do zgjidhja një nga top klubet si, City ose United, Chelsea, Arsenal ose Tottenham”, tha ai.

    Në rast se në zgjedhjet e Barcelonës që mbahen në janar, fiton Victor Font, atëherë ky i fundit ka shprehur dëshirën që Koeman të shkarkohet dhe Xavi të jetë pasuesi./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!