×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka e Shaqiri startojnë kundër Spanjës, formacionet zyrtare

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 20:16

    Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë startuar nga fillimi në ndeshjen e Zvicrës kundër Spanjës që është duke u zhvilluar sonte në St Jakob Park të Zvicrës


    Zvicra-Spanja do të jetë njëra prej ndeshjeve më interesante sonte në kuadër të Grupit 4 të Ligës A te Kombeve.

    Zvicra do të kërkojë fitoren si mënyrë të vetme që të mbes ende në Ligën A të Kombeve derisa Spanja për momentin është lidere e Grupit me vetëm një pikë më shumë se Gjermania, e cila luan kundër Ukrainës sonte.

    Nga minuta e parë për Zvicrën sonte ka startuar Xherdan Shaqiri kurse shiritin e kapitenit edhe në këtë ndeshje pritet që ta mban, mesfushori i Arsenalit, kosovari Granit Xhaka.

    Zvicra ka startuar me sistem 4-4-1-1.

    Në anën tjetër, Spanja, që ka për trajner ish trajnerin e Barcelonës Luis Enrique ka startuar me sistem 4-2-3-1 me Oyarzabal përpara e që pas tij janë të rreshtuar Olmo, Fabian Ruiz dhe Ferran Torres.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!