Granit Xhaka ishte disa herë pranë largimit nga Arsenali në vitet e fundit.
Mesfushori kosovar po mendonte të transferohej në Romë, aty ku e donte me ngulm trajneri Jose Mourinho.
Por, në fund përfaqësuesi zviceran vendosi të qëndrojë në Londër.
Në një intervistë dhënë për “ESPN”, ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut ka treguar se trajneri Mikel Arteta e kishte luajtur rolin kryesor në vendimin e tij për të qëndruar në “Emirates Stadium”, përcjell “Gazeta Express”.
“Pa të, nuk do të isha më në këtë klub. Më ka ndihmuar shumë kur isha përtoke. Më ka lënë anash për një kohë, e hap pas hapi ma ka dhënë një dorë dhe më ka afruar me tifozët. Kam punuar me shumë trajnerë, por më duhet ta them se Mikel është njëri prej më të mirëve që e kam pasur”, ka thënë Xhaka.
Ai foli edhe më saktësisht për mundësitë që i kishte për t’iu bashkuar “Giallorossi” në të kaluarën.
“Po, kishte diçka. Isha shumë afër. Nuk është bërë asgjë sepse trajneri Arteta dhe drejtori teknik Edu nuk më kanë lënë të largohem. Dëshironin që unë të qëndroja këtu”, përfundoi Xhaka, përcjell “Gazeta Express” .
Futbollisti kosovar ka qenë lojtar i rëndësishëm i “Gunners” në vitet e fundit, edhe pse forma e tij ka pasur luhatje kohë pas kohe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.