×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka flet pas humbjes nga Brazili, thotë se Zvicra në përgjithësi bëri paraqitje të mirë

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 20:34

    Zvicra pësoi humbje sot nga Brazili, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “974” përfundoi me rezultatin 1:0.

    Granit Xhaka pas ndeshjes tha se Zvicra bëri paraqitje të mirë, duke marrë parasysh kundërshtarin, që e cilësoi me kualitete të mëdha.

    “Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë. Brazili ka kualitete të mëdha”, tha ai pas ndeshjes.

    “Në defanziv kemi luajtur mirë në shumicën e kohës. Brazili nuk kishte raste të pastra për të shënuara. Nuk mundëm të bëjmë më shumë te goli i pranuar”, shtoi kapiteni i “Helvetikëve”.

    “Për mendimin tim, ne kemi përmirësuar paraqitjen në krahasim me ndeshjen ndaj Kamerunit”, deklaroi Xhaka.

    Kujtojmë se Zvicra më 2 dhjetor do të takohet me Serbinë. Kjo do të jetë ndeshje e vlefshme për raundin e tretë dhe të fundit në grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!