Granit Xhaka është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar “Presioni i gjakut”, ishte radha për futbollistin kosovar.
Regjisorët e dokumentarit e kanë vizituar kapitenin e “Helvetikëve” në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa kanë folur edhe me gruan e tij, Leonita. Xhaka ka folur për çështjen e dyshtetësisë dhe për mentalitetin shqiptar në familjen e tij, shkruan mediumi zviceran “20min”.
“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.“Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, ka pyetur futbollisti kosovar.Natyrisht, e pashmangshme ishte tema e ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës.“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë.
Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, e përshkruan Xhaka punën e tij brenda fushës së blertë, përcjell “Gazeta Express”.Në të mirë dhe në të keqe, Xhaka i ka zhvilluar plot 111 ndeshje me “Nati”, ndërsa është treguar një lider i vërtetë.“Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por, dikush duhet ta bënte këtë i pari…”, përfundoi Xhaka në fund të dokumentarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.