×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka ka një mesazh për bashkëlojtarët e tij

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 16:00

    Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka thënë se Arsenali nuk duhet të lëshoj asnjë pikë nëse dëshiron të jetë në top katërshe.

    Ish-kapiteni i ‘Topxhinjëve’ në një intervistë të dhënë sëfundmi u është drejtuar të gjithë bashkëlojëtarëve të tij me një mesazh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne po luajmë shumë, shumë më mirë në shtëpi, por nëse duam të jemi në top katërshe, atëherë duhet të fitojmë dhe duhet t’i fitojmë pikët në udhëtim”.

    “Shpresojmë se do ta nisim nga kjo e shtune kundër Leeds. Por, po, ne duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të mençur dhe më të qëndrueshëm. Nuk mund ta bëjmë lojën e njëjtë gjithmonë në shtëpi dhe jashtë. Duhet të jemi më të mençur duke nisur nga lojtarët me më përvojë deri tek të rinjtë”- ka thënë mesfushori shqiptar për Sadium Astro.

    Kujtojmë që Granit Xhaka akoma nuk e ka gjetur golin gjatë këtij sezoni dhe ka bërë vetëm tetë paraqitje deri me tani./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!