×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka lojtari i vetëm te Zvicra që nuk kishte pranuar të vaksinohej!

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 12:07

    Raportohet nga mediat zvicerane se mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka refuzuar mundësinë për t’u vaksinuar ndaj Covid-19.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Shoqata e Zvicerane e futbollit, pasi Xhaka rezultoi pozitiv me koronavirus, shkruan Reporter.net

    Xhaka ishte detyruar të izolohej para miqësores me Greqinë, ku dhe mungoi.

    Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Adrian Arnold i tha medias zvicerane, Blick, se Xhaka kishte zgjedhur të mos e marrë vaksinën kundër Covid-19.

    “Granit Xhaka nuk ishte vaksinuar,” shpjegoi Arnold.

    “Ai është i vetmi lojtar që nuk është i vaksinuar. Ky ishte një vendim personal i secilit lojtar – ashtu si çdo personit tjetër në Zvicër. Ne kemi lëshuar një rekomandim që të gjithë të vaksinohen, por ai vendosi për veten e tij personalisht. Dhe është gjithashtu e drejta e tij të mos vaksinohet”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!