×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka me supergol ia siguron Leverkusenit Kupën e Gjermanisë

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 22:10

    Bayer Leverkusen e ka fituar edhe trofeun e dytë këtë sezon.

    “Farmaceutikët” triumfuan në finale të Kupës së Gjermanisë minimalisht 0:1 ndaj ekipit nga kategoria e dytë, Kaiserslautern.

    Dhe, ishte Granit Xhaka, protagonisti kryesor i kësaj finaleje, shkruan Gazeta Express.

    Futbollisti me prejardhje nga Kosova shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 16-të.

    Ishte një goditje e fuqishme nga distanca e cila u ndal në rrjetë.

    Situata disi u vështirësua për skuadrën e Xabi Alonsos kur Kossounou e mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 44-të dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak përgjatë tërë pjesës së dytë.

    Megjithatë, kjo nuk ndikoi te Leverkusen që arriti ta menaxhonte epërsinë deri në fundin e takimit.

    Kësisoj, pas titullit të Bundesligës, Bayer Leverkusen e fiton edhe Kupën e Gjermanisë.

    Xhaka me shokë ishin edhe në finale të Ligës së Evropës, megjithatë u mposhtën nga Atalanta 3:0, duke e pësuar humbjen e parë pas 51 ndeshjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!