Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës.
Përkundër se kontrata e futbollistit shqiptar me klubin anglez skadon në verën e vitit 2023, interesim për Xhakën ka shprehur skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach.
Mesfushori shqiptar kishte kaluar katër vite te Gladbach para se t’i bashkohej Arsenalit në vitin 2016 për 45 milionë euro.
Tani klubi gjerman synon që ta rikthejë në Borussia-Park, pasi kërkon që vitin tjetër të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
Mediat gjermane kanë raportuar se Gladbach është gati të shpenzojë deri në 28 milionë euro për rikthimin e Xhakës.
Por përkundër interesimit nga Gladbach, duket shumë e vështirë që Xhaka të largohet nga Arsenali, pasi ai konsiderohet tek ky klub si njëri nga futbollistët më të rëndësishëm.
Edhe trajneri Arteta e vlerëson jashtëzakonishtë shumë shqiptarin dhe largimi i tij duket shumë i vështirë, megjithëse Gladbach do të tentojë shumë për rikthimin e tij.
Vlen të përmendet se interesim për transferimin e Xhakës ka shprehur edhe skuadra tjetër gjermane Hertha Berlin.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me Arsenalin ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.