×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka në telashe me tifozët pasi nuk pranoi uljen e rrogës nga Baseli

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 9:21

    Situata në gjithë botën është kaotike për shkak të Coronavirusit.


    Dëmi i madh ekonomik ka prekur edhe klubet e futbollit që prej javësh janë në negocime me futbollistët për të ulur pagat e tyre. Pas Ermir Lenjanit që u përjashtua nga Sion dhe Zhegrovës që u kthye te Genk pasi Baseli s’mund të blejë kartonin e tij, tashmë është radha e Taulant Xhakës që të përplaset me drejtuesit.

    Mesfushori i Kombëtares sonë ka pasur një propozim nga ana e drejtuesve për të ulur rrogën me 70 përqind për 3 muajt e ardhshëm me qëllim që klubi mos të rëndohet shumë financiarisht në këtë periudhë Coronavirusi.

    Por, një gjë e tillë s’është pranuar nga mesfushori luftarak, por edhe nga as lojtarët e tjerë. Me të marrë vesh vendimin e tyre për të mos pranuar uljen e rrogave, klubi i Baselit doli në një njoftim për shtyp duke treguar që s’ka pasur një marrëveshje me futbollistët në këtë periudhë të vështirë.

    Sigurisht kjo komunikatë dëmton shumë imazhin e lojtarëve, të cilët në sytë e tifozëve duken se luajnë për para. Ky veprim i klubit të Baselit ka lënë shije të hidhur te futbollistët që priten të reagojnë për të shpjeguar situatën e tyre në sytë e tifozëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!