Në tetor të vitit të kaluar, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, u bë baba për herë të parë.
Mesfushori i Arsenalit nuk ngurron që në rrjetet sociale të publikoje imazhe të ndryshme pranë të bijës, siç ka vepruar edhe tani.Xhaka ka shpërndarë një fotografi me vajzën, teksa nuk ka munguar edhe një dedikim emocional nga ana e tij.
Nëpërmjet një postimi Xhaka ka treguar se si po e kalon kohën në karantinë, në Londër.
“Tani. Ka një orar lëvizjeje. Parqet e lojërave, fushat sportive, parqet dhe të gjitha dyqanet duhet të mbyllen. Ne dalim nga shtëpia vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe kur jemi në shtëpi kalojmë kohën bashkë! Familja ime më jep shumë forcë – ne argëtohemi së bashku dhe përpiqemi t’ia kalojmë sa më mirë. Si po e kaloni ju kohën?”, ka shkruar futbollisti pranë postimit në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.