×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka një nivel tjetër, ndaj Gjermanisë bëri një nga pasimet më të mira ndonjëherë

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 16:01

    Granit Xhaka ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira me fanellën e Zvicrës.


    Ylli nga Kosova ishte në fushënga minuta e parë si gjithnjë në përballje me Gjermaninë në një ndeshje që përfundoi pa fitues 1-1.

    Kapiteni i Helvetikëve ka qenë fantastik mbrëmë me lojën e tij duke marrë edhe notën më të lartë.

    Xhaka ka fituar duele të shumta, ka prekur më së shumti topin nga lojtarët e Zvicrës dhe ka dhënë pasime kyçe.

    Prishtinasi ka tentuar të shënoj edhe gol ku ka pasur tri gjuajtje brenda portës.

    Gjithsesi ajo që i ka ‘çmendur’ të gjithë është një pasim i gjatë i kapitenit.

    Xhaka në minutëne 85-të ka bërë një pasim fantastik nga Widmer ku edhe iu afrua Zvicra pastaj golit me Vargasin.

    Ky pasim i tij është bërë viral në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një nga më të mirët që është bërë ndonjëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!