Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se e rëndësishme është që janë kualifikuar në Euro 2024.
Ai ka thënë se janë të lumtur që janë kualifikuar për herë të gjashtë.
“Mund të jemi të lumtur dhe jemi të lumtur në fakt. Nuk ishte e garantuar që do të kualifikohemi për herë të gjashtë rresht. Natyrisht, nuk është mirë që kemi pranuar gol tjetër”.
“Nuk kemi përfituar nga rastet tona në ndeshjen ndaj Izraelit. Momentalisht po duket se kundërshtarët shënojnë nga secili rast që krijojnë. Ne luajmë futboll të mirë dhe krijojmë shumë raste, por nuk fitojmë”.
“Jemi të pamposhtur, por disi ende ka probleme. Sonte nuk dua të flas për trajnerin. Unë luaj ku më vendos ai. Kjo është e tëra”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.
Zvicra dhe Kosova barazuan 1-1 në Bazel të shtunën në mbrëmje dhe ky barazim i mjaftoi Zvicrës për kualifikim, duke iu bashkuar Rumanisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.