Xhaka shpreson që Kosova të kualifikohet në “Euro 2020”.
Sonte në orën 20:00 ekipet e Xhakës dhe Rashicës do të zbresin në “Fadil Vokrri”.
Yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të krijojnë nga një skuadër me shokët e tyre për t’u përballur me njëri-tjetrin dhe për të dhuruar spektakël për futbolldashësit në Kosovë.
Para ndeshjes, ata dolën në konferencë për media ku folën për gjëra të ndryshme. Xhaka u pyet edhe për ecurinë e Kombëtares së Kosovës.
Duke treguar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli-Kosovë, ai shpreson që t’i shikojë “Dardanët” në Kampionatin Evropian.
“Jam shumë krenar me këta shokë, me këta djem se si janë duke luajtur. Shanset janë të mira, shpresoj të arrijnë atë qëllim”, tha Xhaka kur u pyet nëse Kosova mund të kualifikohet në “Euro 2020”.
Ndeshja e yjeve është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.