×
  • Sport
  • Sport

    ‘Xhebrailat’ reagojnë pas shkarkimit të Ismet Munishit

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 16:29

    Ballkani sot vendosi për ta shkarkuar Ismet Munishin


    Trajneri i njohur kosovar ishte pjesë e Ballkanit për 18 muaj dhe e ngriti jashtëzakonisht lartë skuadrën nga Suhareka, shkruan Reporteri.net

    Munishi edicionin e kaluar e bëri Ballkanin që të ëndërronte për titullin, të cilin në fund nuk e fitoi, por skuadra pati një sezon për t’u mbajtur mend me lojëra shumë të bukura.

    Xhebrailat e kanë falenderuar Munishin me anë të një psotimi në Facebook dhe kanë thënë se ai është i mirëpritur gjithmonë në Suharekë.

    Ky është postimi i plotë nga tifo-grupi suharekas:

    Ismet, Suhareka të falenderon për kontributin tuaj në qytetin tonë, Xhebrailat të falenderojnë për rrespektin kundrejt nesh.
    Je i mirëseardhur çdo herë në Suharekë panvarsishtë çdo rrethane që do vije përballë.
    Suksese në karrierën tënde. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!