×
  • Sport
  • Sport

    Xherdan Shaqiri feston ditëlindjen, kështu e uron klubi i tij Liverpooli

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 10:14

    Xherdan Shaqiri sot feston ditëlindjen e 28-të


    Ylli nga Zhegra është pjesë e Liverpoolit që nga vera e vitit 2018, ndërsa këtë edicion që duke hasur në vështirësi për të luajtuar, pak shkaku i Kloppit dhe pak shkaku i lëndimeve, shkruan Reporteri.net

    Tifozët e Liverpoolit kanë një simpati të veçantë për Shaqën, pasi ky shënoi dy gola në derbin kundër Manchester Unitedin edicionin që shkoi.

    Klubi i Liverpoolit me anë të një postimi në Twitter ia ka uruar ditëlindjen Shaqirit.

    “Paçit një ditë të shkëlqyer,” shkruan faqja zyrtare e Liverpoolit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!